Foto/ Facebook

Ministri i Brendshëm dhe ai i Mbrojtjes vizitojnë pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak (FOTO)

Dy ministrat e qeverisë aktuale, ai i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, kanë vizituar dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, në Jarinjë e Bërnjak.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Zveçla, në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se angazhimi i njësiteve të Policisë së Kosovës në luftimin e kontrabandës dhe kontrollit kufitar po prodhon rezultate.

Ai ka thënë tutje edhe se vizitoi pikat kufitare në të cilat po vijon po ashtu zbatimi i marrëveshjes për targat.

“Mbesim të përkushtuar për ngritje dhe forcim të kapaciteteve tona drejt qëllimit tonë për sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të vendit tonë”, thotë Sveçla në Facebook.

Në anën tjetër edhe ministri Mehaj në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar disa fjalë për vizitën në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak.

“Po vazhdon me sukses kontrolli strikt, i cili mundëson luftimin me efikasitet të kontrabandës. Për të parë nga afër punën që po bëjnë Njësitet tona të Policisë, së bashku me ministrin Xhelal Sveçla, ishim në vizitë në këto dy pika.”, ka shkruar Mehaj.

Sipas Mehajt, Policia e Kosovës po bën punë të shkëlqyer.

“Zbatimi i ligjit është dhe do të mbetet detyra e përkushtimi ynë kryesor. Përgëzoj Policinë e Republikës së Kosovës, për profesionalizmin në punën e tyre, gjithnjë në shërbim të vendit”, ka shkruar tutje Mehaj.

Kujtojmë se forcat të cilat Mehaj i udhëheq pra Forcat e Sigurisë së Kosovës, nuk lejohen që të futen brenda territorit të veriut të vendit pa pasur një leje paraprake nga NATO dhe nga kryetarët e komunave me shumicë serbe.

Foto/ Facebook
Foto/ Facebook
Foto/ Facebook