Ministri i Arsimit raporton në Komision Parlamentar për fillimin e vitit të ri shkollor

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj do të dalë para deputetëve sot për të raportuar në lidhje  me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.

Gjatë kësaj mbledhje pritet të bëhet edhe shqyrtimi i listës së kandidatëve për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Mbledhja pritet të nis në ora 11:00.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj djne është takuar virtualisht me Asosacionin e Komunave të Kosovës, kryetarët e komunave, kryeministrin Hoti, ministrin Zemaj, përfaqësuesit e IKShPK-së, ku është diskutuar për fillimin e vitit të ri shkollor.

Sipas njoftimit, ministria e Arsimit ka tre skenarë për fillimin e vitit shkollor. Skenari A ku është paraparë kthimi në shkolla me masa parandaluese nga COVID-19.

Skenari B, ku është parashikuar kthimi i pjesshëm në shkolla apo mësimi i kombinuar, prezencë në shkolla dhe mësim në distancë.

Dhe skenari C, ku është paraparë mësimi në ditancë dhe online.

Kujtojmë se që nga marsi i vitit 2020, nxënësit e të gjitha niveleve në Kosovë kanë mbajtur mësimin online për shkak të situatës me pandeminë në vend.

Ministri Likaj diskutoi me Asociacionin e Komunave për fillimin e vitit shkollor