Ministri i Arsimit merr vendim për ndarjen e bursave për vajzat që regjistrojnë drejtimet teknike

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka marrë vendim për ndarje të bursave për regjistrim të vajzave në drejtime teknike në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional (IAAP) për vitin 2020-2021.

Vendimi synon stimulimin e vajzave për regjistrim në drejtime teknike të IAAP, ndërsa bursat për këtë vit shkollor do të jenë bashkëfinancim i MASh dhe projektit LuxDev, i cili për këtë qëllim ka ofruar donacion në vlerë 10 mijë euro.

Në vendimin e ministrit Likaj janë përcaktuar edhe profilet, kushtet dhe kriteret e përfitimit të 40 bursave që do të ndahen për vitin e ri shkollor.

Sipas po këtij vendimi, kriteret për aplikim janë të jenë shtetase të Kosovës, suksesi i shkollimit paraprak nga klasat 6-9 dhe rezultatet e testit, nëse këtë vit shkollor mbahet testi i arritshmërisë për arsye të pandemisë COVID-19.

Për vitin shkollor 2020-21, do të ndahen 40 bursa dhe secila nxënëse do të përfitojë 500 euro në bazë vjetore, 50 euro për çdo muaj, duke përjashtuar muajin korrik dhe gusht.

Ky është vendimi i plotë.