Foto: Heiko Maas/Twitter

Ministri gjerman tregon arsyen e vizitës në Kosovë dhe në Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas është deklaruar rreth vizitës së tij në Kosovë dhe në Serbi.

Maas sot po qëndron në Kosovë, derisa ka theksuar se arsyeja e vizitës së tij ka të bëjë me ndihmën e BE-së për vaksinimin kundër COVID-19 në Ballkanin Perëndimor.

“Askush në Evropë nuk mbetet i paprekur nga suksesi dhe dështimi i fqinjëve të saj. Fakti që tani mund të ndajmë progresin e vaksinimit në BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është një moment kyç në luftën kundër virusit. Për këtë jam sonte në Prishtinë dhe nesër në Beograd”, ka shkruar ai në Twitter.

Kryediplomati gjerman të premten do të vizitojë Serbinë.