Ministri Elbert Krasniqi tregon se çka u diskutua në takimin e Arben Vitisë me kryetarët e komunave

Takimi virtual i thirrur nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia me kryetarët e komunave ka përfunduar minuta më parë.

Në këtë mbledhje ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Siç njoftoi ministri Krasniqi, Vitia diskutoi së bashku me kryetarët e komunave nevojën e disa masave të reja të cilat në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante duhet të ndërmerren për të ruajtur shëndetin publik.

“Kryetarët e komunave diskutuan rreth sfidave të ndryshme me të cilat janë duke u ballafaquar dhe dhanë mendimet dhe sygjerimet e tyre për vendimet që duhen të merren nga institucionet përkatëse”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social “Facebook”.

Ai njoftoi se të pranishmit u pajtuan qe bashkërisht duke i koordinuar të gjitha veprimet rreth masave të reja, mund t’ia dalin për të minimizuar dhe tejkaluar sfidat me të cilat janë duke u perballur me pandeminë COVID-19.