Ministri Elbert Krasniqi takon përfaqësues të lartë në Bruksel dhe Strasburg

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të Komisionit dhe Parlamentit Evropian, gjatë vizitës së tij zyrtare në Bruksel dhe Strasburg.

MAPL-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite, ministri Krasniqi ka ritheksuar  angazhimin e MAPL-së dhe të komunave të Kosovës në përmbushjen e reformave në kuadër të Agjendës së Reformave Evropiane (ERA II).

Gjithashtu, ministri Krasniqi, falënderoi përfaqësuesit nga institucionet evropiane për përkrahjen në mbështetjen e ngritjes së kapaciteteve komunale, në përputhje me reformat e brendshme dhe në përmbushje të perspektives së premtuar të BE-së, në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe zhvillimit ekonomik lokal.

Sipas njoftimit të MAPL-së, gjatë kësaj vizite  Krasniqi është takuar me:

Ladislav Ilcic, Anëtar i Parlamentit Evropian nga Kroacia në grupin Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ECR);

Katarina Barley, Nënkryetarja e Parlamentit Evropian. Anëtare e Parlamentit nga Gjermania në grupin Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve;

Rainer Wieland, Nënkryetar i Parlamentit Evropian. Anëtar i Parlamentit nga Gjermania në Partinë Popullore Evropiane (EPP); 

Olivér Varlehyi, Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësi;

André De Munter, zyrtarin e ngarkuar për Ballkanin Perëndimor dhe Turqi në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Jashtme të Unionit (EXPO) në Parlamentin Evropian;

Klaus Welle, Sekretarin Gjeneral të Parlamentit Evropian;

Romeo Franz, Anëtar i Parlamentit Evropian nga Gjermania. Anëtar i Parlamentit në grupin e të Gjelbërve;

Jörgen Siil, Këshilltar për Politikë – Punët e Jashtme dhe Siguria për Grupin Politik të Socialistëve dhe Demokratëve të Parlamentit Evropian;

Othmar Karas, Zëvendës President i Parë i Parlamentit Evropian nga Austria në Grupin e Partisë Popullore Evropiane (Kristian Demokratët);

Viola von Cramon-Taubadel, Anëtare e Parlamentit Evropian nga Gjermania në Grupin e të Gjelbërtve dhe Raportuese për Kosovën.