Ministri Elbert Krasniqi qëndron për vizitë zyrtare në Itali

Ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë një vizitë zyrtare në Itali.

Sipas komunikatës së ministrisë, kjo vizitë është bërë në kuadër të Festivalit të Ekonomisë në Trento.

Ministri Elbert Krasniqi është pritur në takim nga Donatella Conzatti, Anëtare e Senatit të Republikës së Italisë.

Gjatë këtij takimi, sipas komunikatës,  u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Republikës së Italisë dhe Republikës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.