Deputeti Armend Zemaj - Foto: Facebook/ArmendZemaj

Ministri dhe deputeti i VV-së polemizojnë për numrin e vdekjeve nga COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në fjalën e tij për punën 100 ditëshe të Qeverisë së Kosovës iu është drejtuar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka se i njëjti po i gëzohet numrit të vdekjeve nga COVID-19.

“Është për të ardhur keq si një deputet i veshur me petkun e mjekut i gëzohet vdekjeve në vend nga COVID-19. Edhe vendet me zhvillim të lartë ekonomik e shëndetësor janë përballur me këtë pandemi e le më ne. Synimet tona për avancimet në sistemin shëndetësor nuk do të ndalen. ”, tha ai.

Kësaj deklarate iu ka kundërpërgjigjur, deputeti  Uka duke demantuar ministrin se ai me profesion nuk është mjek por psikolog dhe pikërisht për këtë ka ndjeshmëri më të madhe për vdekjet.

“ Unë nuk jam me profesion mjek dhe nuk e veshi atë petk që nuk më bie taman. Unë jam psikolog dhe pikërisht për këtë kam ndjeshmëri më të madhe dhe shqetësohem për numrin e vdekjeve. Besoj që duhet të kishit edhe ju, duke qenë se ju po na thoni po gëzohemi desha të them se ne nuk po gëzohemi por ju po krenoheni. Të krenoheni për numrin e vdekjeve është turp”, tha Uka.