Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministri Çeku u rikthehet debateve, të premten përballet me njerëzit e librit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i është rikthyer serisë së diskutimeve të hapura me pjesëtarë të komuniteteve artistike.

Debati i radhës do të  jetë ai me komunitetin e librit.

Ky debat do të mbahet të premten e ardhshme, më 14 janar 2022, në Kino “Armata” në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00.

“Këto takime kanë për qëllim adresimin e sfidave të përbashkëta dhe fuqizimin e rolit të komuniteteve në zhvillimin e politikave. Diskutimi i gjashtë do të fokusohet në fushën e librit”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Vitin e kaluar MKRS nisi një seri debatesh me pjesëtarë të fushave të ndryshme të kulturës, me qëllim të evidentimit dhe përfshirjes më të madhe të komuniteteve krijuese në zhvillimin e politikave kulturore në vend.

Deri më tani janë mbajtur: debati me komunitetet kulturore, debati për kinematografinë, artet pamore, muzikën dhe teatrin.