Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministri Çeku nis nesër diskutimet e hapura me krijuesit

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të nisë një seri diskutimesh me komunitetet artistike në vend.

Përmes një njoftimi, MKRS bën të ditur se këto diskutime do të nisin nga dita e nesërme, në “Kino Armata” në Prishtinë.

“Këto takime kanë për qëllim adresimin e sfidave të përbashkëta dhe fuqizimin e rolit të komuniteteve në zhvillimin e politikave. Diskutimi i parë do të fokusohet në fushën e kinematografisë dhe mbahet me datë 10.11.2021, ora 17:00, në Kino Armatë”, thuhet në njoftimin e MKRS-së në Facebook.