Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministri Çeku mban konferencë për media, premton llogari bankare për institucionet kulturore

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka mbajtur sot një konferencë për media me ç’ rast ka prezantuar programin dhe prioritetet e MKRS-së për 2021.

Para gazetarëve ministri Çeku ka thënë se nën mandati e tij kultura do të trajtohet si kontribuuese e mirëqenies sociale dhe ekonomike, ndërsa trashëgimia si promovuese e vendit.

Çeku ka thënë se në fokus të ministrisë do të jenë institucionet kombëtare të  kulturës dhe skena e pavarur kulturore.

“Do të rishikojmë kornizën ligjore do t’i sigurojmë llogaritë bankare, kodet buxhetor, zyrtarët financiarë dhe do të kujdesemi që në krye të institucioneve kulturore të zgjidhen profesionistë, dhe buxhet të qëndrueshëm për to”, ka thënë Çeku.

Sa i prëket trashëgimisë, Çeku thënë se përveç ndërhyrjeve emergjente në trashëgiminë kulturore, do të merren dhe një sërë masat tjera për mbrojtjen e dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Ai ka folur edhe sa përket futjes së  Manastirit të Deçanit në listën e monumenteve evropianet të rrezikuara nga Europa Nostra.

“Mund të vijë në çdo moment (nga Europa Nostra) dhe e kanë një mundësi për të kompensuar dëmin që i kanë shkaktuar Kosovës më një vendim të padrejtë dhe të pabazuar”, ka thënë Çeku.

Ndërsa, sipas ministrit Çeku, skena e pavarur do të trajtohet si partnerë.

“Në bashkëpunim me skenën e pavarur do të themelojmë fondin kulturor si instrumente më efikas të financimit dhe rritje të për skenën e pavarur. Njohje ligjore dhe definimin e statusit të krijuesit të skenës së pavarur”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ndër nismat me interes të veçanta në kuadër të edukimit artistik është edhe zbatimi i programit shkollor për pjesëmarrje të rregullt dhe të rritur të të rinjve në aktivitete kulturore