Ministri çek dha dorëheqje shkaku i menaxhimit të pandemisë, deputeti i VV-së kërkon të njëjtën nga Zemaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, përmës një postimi në Facebook ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj për menaxhimin e situatës me COVID-19.

Kërkesa e Ukës ka marrë shkak nga dorëheqja e ministrit të Shëndetvsisë së Çekisë, i cili u largua sot nga pozita për shkak të menaxhimit të pandemisë në këtë shtet.

Uka ka krahasuar numrin e rasteve dhe vdekjeve të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë dhe në Çeki duke përballur ministrat e të dy shteteve, dhe kritikuar negativisht punën e Zemajt.

“Në Republikën Çeke me 10.7 milion banorë dhe me 503 vdekje nga COVID-19 jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë. Në Republikën e Kosovës, me 1.8 milion banorë dhe me 616 vdekje nga COVID-19, pseudoministri i shëndetësisë tallet dhe na flet për planet e së ardhmes. Kaq pak duhet për të shpjeguar dështimin, papërgjegjësinë dhe vdekjen e moralit të kësaj qeverie ilegale”, ka shkruar Uka.