Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi mbjellë një fidan

Ministri Bytyqi i bashkohet sfidës së mbjelljes së fidanëve

Në kuadër të nismës për mbjelljen e pemëve “Mbjellë një pemë”, edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i është bashkuar kësaj sfide për mbjelljen e një fidani.

Përmes rrjetit social Facebook, Bytyqi ka shkruar se për të shtuar gjelbërimin në vendin tonë, sot ka pranuar sfidën për mbjelljen e një fidani në oborrin e Kopshtit të fëmijëve “Ardhmëria”, në Prishtinë.

“Shfrytëzova rastin që të vizitoj ambientet e këtij kopshti, ku pash kushtet në të cilat fëmijët kalojnë një pjesë të madhe të ditës. Për të vazhduar sfidën “Mbjellë një pemë” tani sfidoj Boris Scharlowski nga GIZ, ministrin Endrit Shala, rektorin Marjan Dema, kryesuesin e Kolegjiumit të Drejtorëve Komunalë të Arsimit, Besim Avdimetaj dhe gazetaren Jeta Xharra. #PlantaTreeChallengeKosovo”, ka shkruar ministri Bytyqi.

KALLXO.com ka raportuar të enjten(11 prill) se zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, ka nisur sfidën “Mbjelle një dru”. Ajo këtë iniciativë e ka filluar me 4 prill dhe ka sfiduar njerëz të fushave të ndryshme duke përfshirë ambasadorë, deputetë, sportistë, kryetarë komunash, gazetarë, aktorë e miq.

Gashi ka sfiduar krerë të shteti, kryetar komunash, ambasadorë, gazetarë e shumë të tjerë nga fusha të ndryshëm.

Aktori Besim Dina, arkitekti Visar Geci, kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, Dardan Islami, ish presidentja Atifete Jahjaga, gazetari Milot Hasimja, ambasadori gjerman Christian Heldt, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi dhe Violeta Haxholli nga KDI kanë pranuar sfidën dhe kanë mbjellë pemë.

Gashi ka nominuar ish-Presidenten Atifete Jahjaga, Olimpisten Majlinda Kelmendi dhe Driton Toni Kuka,  Ambasadorin Philip Kosnett, , Ambasadorin Christian Heldt, Ambasadorin Ruairi O’Connell.

Deputetët: Mimoza Kusari Lila, Ahmet Isufi, Memli Krasniqi, Dardan Sejdiu, Arban Abrashi,

Profesorët: Lindita Rugova, Besa Luzha, Dukagjin Pupovci, Laura Kryeziu, Lavon Bajrami.

Kryetarët e Komunave: Mytaher Haskuka, Lutfi Haziri, Ardian Gjini, Refki Suma, Qëndron Kastrati, Xhafer Tahiri, Ramiz Lladrovci.

Gazetarët: Besim Dina, Adriatik Kelmendi, Milot Hasimja, Leonard Kerquki, Jeta Xharra, Arben Ahmeti, Alaudin Hamiti, Arsim Lani, Fehmi Ferati.

Ministrat: Dhurata Hoxha, Shyqiri Bytyqi, Dijana Zivic.

Odat Ekonomike:  American Chamber of Commerce in Kosovo – Oda Ekonomike Amerikane në Kosov, Arian Zeka dhe Berat Rukiqi, Ulrika Richardson – Koordinatori i OKB-së.

Arkitektin Visar Geci, Drejorin e Institutit Onkologjik Ilir Kurtishi, aktorin Jeton Zogjani, Dardan Islamin, Taulant FL Hoxha dhe Besnik Tahiri.

Ndërsa, ish-presidentja Atifete Jahjaga pasi iu përgjigj kësaj sfide, ka sfiduar tre krerët shtetërorë, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin.

https://kallxo.com/donjeta-gashi-sfidon-kosovaret-ne-mbjellje-te-drunjve/

https://kallxo.com/thaci-mbjell-nje-peme-sfidon-pacollin/