Blerim Kuçi. Foto: Fatrion Ibrahimi/KALLXO.com

Ministri Blerim Kuçi pozitiv me COVID-19

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kuçi përmes një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Pasi isha rast kontakti ditë më parë, dje u testova për COVID-19 dhe rezultova pozitiv”, ka shkruar Kuçi.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se tashmë është izoluar dhe punën do ta vazhdoj nga shtëpia.

“Juve ju lutem të mbani maskën, respektoni distancën dhe të keni kujdes të shtuar”, ka shkruar në fund ministri Kuçi.