Ministri Bislimi tregon si votuan ministrat e LDK-së për heqjen e tarifës 100 për qind

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, në emisionin “Jeta në Kosovë” ka thënë se më 15 qershor nuk do të ketë rikthim të tarifës 100 për qind ndaj Serbisë.

“Nuk është data 15 qershor rikthim i tarifës. Ka situatë ku munden me u shtu masat jotarifore apo barrierat nëse Serbia nuk reflekton në këtë përiudhë”, tha ai.

Bislimi po ashtu ka treguar se dy anëtarët e Qeverisë nga komuniteti serb kanë votuar kundër heqjes së tarifës.

“Dy anëtarët e Qeverisë nga komuniteti serb, Dalibor Jevtiq dhe Ivan Millojeviq, kanë votuar kundër heqjës së tarifës. Ka qenë e pakuptimtë për mua. Vetëm dy vota të tyre kanë qenë kundër kurse ministrat e LDK-së s’kanë votuar fare”, tha Bislimi përballë Jeta Xharrës.

Qeveria në detyrë e Kosovës nga 1 prilli e ka hequr tarifën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës duke vendosur masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

www.kallxo.com