Ministri Bislimi tregon se çka nënkupton reciprociteti me Serbinë

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, në emisionin ‘Jeta në Kosovë” ka thënë se vendosja e tarifës në nëntor të vitit 2018 nga Qeveria Haradinaj ka qenë masë politike dhe ka dëmtuar bizneset në vend.

Bislimi ka sqaruar se heqja e tarifës ndaj Serbisë dhe vendosja e reciprocitetit nënkupton trajtim të barabartë.

“Reciprociteti është një shenjë e trajtimit të barabartë me raportet ndërkombëtare. Ne e kemi leju një hapësirë me tregu se jemi të interesuar që mos të kemi asnjë barrierë me Serbinë”, tha Bislimi.

Ai po ashtu ka treguar se deri më tani raportet tregtare Kosovë-Serbi nuk kanë qenë të barabartë, kurse me vendosjen e reciprocitetit do të ndodhë një gjë e tillë.

“Reciporicteti nënkupton që me ato metoda që ju ma pamundësoni eksportin tim në vendin tënd. më të njejta metoda në do ta pamundësojmë eksportin tuaj në vendin tim. Në mënyrë që biznesi ynë të jetë i vendsour në të njëjtin raport me biznesin e Serbisë dhe të mos jetë në disavantazh”, tha Bislimi.

Ministri po ashtu tha se dy masat që ka vendos Qeveria në reciprocitet janë mosnjohja e certifikatave fitosanitare dhe sanitare të Serbisë.

“Kemi thënë nuk njihen ceritifikatat fitosanitare të Serbisë që nënkupton duhet me u nxjerrë në Kosovë. Serbia nuk i njeh certifikatat fitosantiare të Kosovës dhe rrjedhimisht as pala kosovare nuk do t’i njehë certifikatat që vijnë nga Serbia”, tha Bislimi.

Qeveria në detyrë e Kosovës nga 1 prilli e ka hequr tarifën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës duke vendosur masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.