Foto: Ministria e Inovacionit

Ministri Beqaj Kërkon nga Maqedonia Autostradën Drejt Kosovës

Ministri Besim Beqaj në Shkup ka kërkuar nga Maqedonia që ta rregullojë rrugën drejt Kosovës sa më shpejt.

“Kosova është duke bërë një investim të madh që do t’i ndihmojë edhe Maqedonisë dhe shpresoj që edhe Maqedonia të ketë qartësi ekonomike dhe politikë që të përfundojë këtë rrugë sa më shpejt”, tha Beqaj, pa takimit me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë Kreshnik Bekteshi.

Beqaj më tutje konstatoi se rruga mes dy shteteve po paraqet pengesa.

nga momenti kur rruga ka shkuar në tjera drejtime, ka pasur efekte negative në këmbimet tona tregtare”, tha ministri Beqaj, sipas një komunikate të Ministrisë së Ndërmarrësisë dhe Inovacionit.

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë Kreshnik Bekteshi tregoi se për çfarë e informoi Beqajn.

“Kolegut Beqaj, i cili kryeson resorin e inovacionit dhe ndërmarrësisë, i prezantova masat e planit për rritje ekonomike të qeverisë sonë”, tha Bekteshi.

Ai tregoi çfarë synohet me këto masa.

“Plani përcakton prioritetet kryesore të politikave për periudhën e ardhshme dhe që pritet të rrisin investimet private, krijimin e vendeve të punës, rritjen e efikasitetit, produktivitetit dhe konkurrencës së sektorit privat, rritjen e eksporteve dhe bashkëpunimit ekonomik rajonal, si dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve”, tha Bekteshi.

Në takim u bisedua edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive dhe për mundësinë inicimin të marrëveshjes në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Beqaj takoi në Shkup edhe drejtorin e Bankës Botërore për Maqedoni dhe Kosovë Marko Mantovanelli, ndërsa vizitoi edhe Qendrën e Inovacionit të këtij qyteti.