Shkolla "Daut Bogujevci", Fushë Kosovë. Foto: Kallxo.com

Ministri Arben Vitia: Do të hapen kufijtë, shkollat e çerdhet

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka bërë të ditur se do të bëhet hapja e shkollave në vendin tonë e poashtu edhe hapja e kufijve.

“Shkollat e çerdhet do të hapen por maskat, distanca dhe higjiena duhet të jenë të domosdoshme. Kufijt do të hapen por masat mbrojtëse do të shtohen”, ka thënë Vitia.

Por për këto lehtësime të masave, Vitia nuk ka përmendur ndonjë datë të caktuar.

Vitia është përgjigjur edhe në pyetjen të cilën ka thënë se e ka pranuar nga qytetarët nëse do të ketë ndonjë valë të dytë të këtij virusi.

“Vala e dytë nuk e dim asnjëri nga ne por për këtë po përgaditëmi maksimalisht. Gjatë këtyre muajve kemi siguruar 70 milion euro buxhet nga kreditorë dhe donatorët të cilat do të shfrytëzohen për luftën kundër pandemisë”, ka thënë Vitia.

“Do të trefishohet numri i respiratorëve, do të shtojmë numrin e rezonancave magnetike, do të sigurojmë masa mbrojtëse për personelin shëndetësor”, ka thënë Vitia.

Ai tutje ka thënë se këto masa shtesë do të përmirësojnë sigurinë e qytetarëve tanë.

“Në sheshe dhe vende publike do të ketë më shumë zyrtar policor për të siguruar zbatimin e rekomandimeve të IKSHP”, ka thënë Vitia.

“Maskat dhe distanca janë jetike, ne po ecim përpara me përgjegjësi të shtuar”, ka përfunduar Vitia.