Ministri Abdixhku pret në takim ambasadorin e Hungarisë
14.2.2020 - 11:55
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë Laszlo Markusz.
Në takim njoftues, ministri Abdixhiku, i informoi për projektet që janë në proces në të dyja dikasteret si dhe planin Qeverisës.
Abdixhiku dhe Markusz diskutuan edhe për vazhdimësinë e projektit “Intelligent Transportation System” (ITS), projekt ky për implementimin e së cilit Kosova dhe Hungaria kanë marrëveshje bashkëpunimi.
Ministri i falenderoi për përkrahjen e vazhdueshme që Hungaria i ofron Kosovës dhe shprehu besimin se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tutje.