Foto: Lumir Abdixhiku / Facebook

Ministri Abdixhiku tregon kur do të kryhen punimet te rrethrrotullimi në “Veternik”

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar rreth punimeve që po bëhen te rrethrrotullimi në lagjen “Veternik” të Prishtinës.

Sipas ministrit, për përfundimin e projektit ka mbetur “edhe pak” kohë.

Abdixhiku ka treguar se sot, edhe pse është e diel, kanë punuar 60 punëtorë dhe 20 makineri të rënda.

Edhe pak.Veternik, 23 shkurt 2020.Mbi 60 punëtorë e 20 makineri të rënda sot në vendpunishte për të hapur qarkullimin sa më parë. Kënaqësi.

Publiée par Lumir Abdixhiku sur Dimanche 23 février 2020

Pak ditë pasi mori mandatin e ministrit, Lumir Abdixhiku ka vizituar vendpunishten pasi që për shkak të punëve që shkonin ngadalë ishte zvarritur projekti i ndërtimit të rrethrrotullimit dhe urës, duke u shkaktuar telashe e vonesa qytetarëve.

Ai kishte kërkuar dinamikë të re të punimeve.

Gjatë kësaj vizite, ministri kishte marrë garanci nga punëkryesi se rruga do të lëshohej në përdorim në fillim të marsit, kurse projekti do të përfundohej plotësisht në muajin maj.