Ministri Abdixhiku takohet me ambasadorët e Norvegjisë dhe Gjermanisë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jenis Erik Grondahl dhe atë të Gjermanisë, Christian Heldt.

Në këto takime të ndara, Abdixhiku ka njoftuar ambasadorët për planin qeverisës në dikasteret që ai drejton dhe projektet që janë me prioritet.

Gjithashtu, ministri Abdixhiku ka falënderuar ambasadorët për përkrahjen e vazhdueshme që dy vendet i kanë dhënë Kosovës dhe u shpreh se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë me tutje.