Ministri Abdixhiku emëron Shefin e Kabinetit

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka emëruar shef të kabinetit të tij, Alban Zogajn.

Abdixhiku e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Facebook, duke njoftuar për arsimimin dhe përvojat e tij.

“Albani ka të përfunduar magjistraturën në Britani të Madhe e doktoraturën për ekonomi në Itali. Është i specializuar në politikat makroekonomike, ekonomiksin e zhvillimit, politikat industriale, financat publike e në menaxhment. Ka të publikuara një sërë punimesh ekonomike në revistat më prestigjioze ndërkombëtare. Së fundmi ishte ekonomist kryesor në organizatën prestigjioze amerikane MCC, zyra në Kosovë”, ka shkruar ministri.

“Si ekspert i ekonomisë, si ligjërues universitar, si menaxhues i jashtëzakonshëm, Albani me përvojën e tij 15 vjeçare në projekte brenda e jashtë vendit, do t’i sjellë ekipit tim koordinimin e energjinë e domosdoshme. Vlerat e tij të punës, etika e dija që në vete bartë ai, do të jenë asete për gjithë ekipin tim; për ministrinë, shoqërinë e Republikën. Albani është i martuar me Rinën; është babë i dy fëmijëve”, vijon njoftimi.

KALLXO.com ka kërkuar të dhëna nga kryeministri, zv.kryeministrat dhe gjithë ministrat për gjithë të punësuarit  në kabinetet e tyre.

Kjo kërkesë është bërë me qëllim të verifikimit nëse premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore për luftimin e nepotizmit janë duke u implementuar nga Kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës me rastin e kompletimit të stafit të tyre.

KLIKO KËTU për të lexuar të plotë kërkesën e KALLXO.com drejtuar këtyre institucioneve publike në lidhje me punësimet.

Punësimet në kabinetin e ministrit Agim Veliu

.