Ilustrim

Ministri Abdixhiku: Do të hynë në karantinë për 14 ditë të gjithë qytetarët që vijnë nga jashtë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka thënë se qytetarët që vijnë në Kosovë nga jashtë do të vendosen në karantinë për 14 ditë.

“Ky është propozimi i ministrit të Shëndetësisë dhe do të votohet shumë shpejt në Qeveri”, ka thënë ministri Abdixhiku në televizionin T7.

Qeveria e Kosovës ka marrë një varg masash për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Deri më sot janë regjistruar 19 raste me coronavirus në Kosovë.