Ministri ​Selimi takohet me shefin e EULEX-it

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot gjatë një takimi me shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka pranuar raportin e fundit të këtij misioni për sistemin gjyqësor të Kosovës, i cili së shpejti pritet të lansohet për publikun.

Selimi dhe Wigemark diskutuan edhe për ecurinë e hartimit të Strategjisë sektoriale për sundim të ligjit, parandalimin e dhunës në familje, si dhe trajtimin e rasteve të shënjestruara.

“Gjithashtu ngrita shqetësimin në lidhje me operacionet e fundit të kryera nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, shkruan Selimi në një postim në Facebook./RTV21