Ministrat e Qeverisë Kurti që kanë më së shumti para të gatshme në banka

Ministrat e kabinetit qeveritar të Kosovës kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit, e cila u bë publike më 14 qershor të këtij viti.

KALLXO.com, ka krijuar një listë prej pesë ministrave të cilët kanë më së shumti para të gatshme të deklaruara në institucionet financiare, në emër të tyrin, i kanë të përbashkëta, të prindërve, të bashkëshortit/bashkëshortes, fëmijës apo në pronësi të bizneseve.

Kësaj liste i prin ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila në total para të deklaruara në emër të saj, ka mbi 200 mijë euro.

Ministrja Rizvanolli në AKK ka deklaruar 10 mijë e 271 euro në llogari rrjedhese në ProCreditBank, 90 mijë euro në llogari të kursimit, dhe 100 mijë euro në depozitë me afat në po të njëjten bankë.

Përvec këtyre, Rizvanolli ne emër të saj ka deklaruar 1 mijë 670 pound në Mbretëri të Bashkuar dhe  11 mijë e 847 euro në emër të bashkëshortit në Kosovë.

Deklarimi i Pasurisë, Artane Rizvanolli

I dyti në ketë listë, është ministri i shëndetesisë, Rifat Latifi.

Latifi ka deklaruar 100 mijë euro para të gatshme në “Bank of America”, në SHBA.

Pas tyre në ketë listë bën pjesë ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj i cili në AKK ka deklaruar 70 mijë euro në një bankë në Osllo të Norvegjisë dhe 5 mijë euro në Raiffeisen Bank në Kosvoë.

Mehaj ka deklaruar edhe 13 mijë euro të cilat janë në emër të fëmijëve të tij dhe 2 mijë euro në emër të bashkëshortes.

Deklarimi i Pasurisë, Armend Mehaj

Ndërsa i treti në ketë listë është ministri për Komunitet dhe Kthim, Goran Rakiq.

Rakiq ka deklaruar në AKK se ka 50 mijë euro ne emër të tij në një bankë në Beograd.

Deklarimi i Pasurisë, Goran Rakiq

Ne këtë listë bën pjesë edhe ministri Fikrim Damka. Ministri i Zhvillimit Rajonal ka 26 mijë e 500 euro para të gatshme, prej të cilave sipas deklarimit, 2 mijë e 500 euro janë në llogari të kursimeve në bankën NLB.

Deklarimi i Pasurisë, Fikrim Damka

Ministrja e Drejtesisë Albulena Haxhi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla nuk kanë deklaruar para të gatshme në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Në AKK, faqja e deklarimit të pasurisë së kryetarit së ministrisë së Arsimit, ministrisë së Bujqesisë, ministrisë së Financave, ministrisë së Kultures, ministrisë së Industrisë dhe ministrisë së Mjedisit nuk kanë qenë funksionale deri në publikimin e këtij artikulli.