Ministrat e LDK-së nuk marrin pjesë në mbledhjen e Qeverisë Kurti

Kabineti qeveritar sot ka zhvilluar mbledhje por aty nuk ishin të pranishëm ministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët janë  pjesë e Qeverisë Kurti.

Minstrat e LDK-së nuk kishin marrë pjesë as gjatë mbledhjës së kaluar të Qeverisë së Kosovës.

Gjatë kësaj mbledhje u morrën vendime si shkarkimi i Bordit të Kompanisë Rajonale “Mitrovica”,  për mënyrën e funksionimit të Ndërmarrjeve Publike  si dhe u ndanë mjete për familjet e minatorëve që dje humbën jetën në Minierën e Novobërdës.

Sot në ora 11: 00 pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës të koalicionit të ri LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe.