Mini-biblioteka në Ulpianë bie përtokë

Mini-biblioteka e vendosur në lagjen Ulpiana të Prishtinës është rrëzuar përtokë këtë pasdite.

Ajo është pjesë e projektit të organizatës ETEA që secila lagje e Prishtinës të pajiset me nga një mini-bibliotekë dhe që për qëllim kishin krijimin e një kulture leximi te qytetarët.

Mini-biblioteka e rrëzuar qe vendosur muaj më parë te vendi i quajtur Fontana, në afërsi të Qendrës së Studentëve.

Në fotot e dërguara nga një qytetar në redaksinë e KALLXO.com, shihet se ajo është rrëzuar.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com

KALLXO.com ka raportuar më herët se janë dëmtuar mini-bibliotekat e vendosura në lagjen Bregu i Diellit dhe ajo në Lagje të Spitalit.

Rastet në Policinë e Kosovës janë cilësuar si vepra penale ‘dëmtim i pronës dhe vjedhje e rëndë’.

Dëmtohen dy mini-bibloteka në Prishtinë

Projekti “Mini-bibliotekat e lagjeve” u mundësua nga organizata ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, në bashkëpunim me Librarinë “Dukagjini”, përkrahur nga Forumi për Iniciativa Qytetare me burim financiar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Komuna e Prishtinës.