Mimoza Kusari Lila (Alrternativa), Gjakovë. Foto: Kallxo.com

Mimoza Kusari pjesë e listës për deputetë të VV-së?

Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari, pritet të jetë pjesë e listës së kandidatëve të Vetëvendosjes për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit.

Një burim i KALLXo.com brenda VV-së tha se tashmë është arritur një marrëveshje mes drejtuesve të VV-së dhe Mimoza Kusarit për përfshirjen e saj në listën e kandidatëve.

Nuk dihet nëse përveç Kusarit në listë do të ketë edhe emra tjerë nga Alternativa.

Kusari kishte provuar qqë me VV-në të bëjë koalicion por nuk kishte mundur ta bindë partinë e Albin Kurtit për ta vendosur edhe emrin e partisë së saj në fletëvotim si koalicion.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2017, Alternativa ka qenë pjesë e koalicionit parazgjedhor me LDK-në.