Mimoza Kusari- Lila, deputete

Mimoza Kusari paralajmëron koalicion me VV-në

“Alternativa” pritet të hyjë në një koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kryetarja e partisë “Alternativa”, Mimoza Kusari -Lila në një intervistë ekskluzive për RTV21, ka thënë se janë në diskutim me disa parti për një koalicion parazgjedhor, derisa ka potencuar se janë duke e ndërtuar një draft-marrëveshje me VV-në e cila siç tha Kusari-Lila, pritet konkretizohet para seancës së jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit që është paraparë të mbahet më 22 gusht.

Sipas Kusari-Lilës, Qeverinë e re duhet ta formojnë partitë opozitare.

Intervista e plotë me Mimoza Kusarin do të transmetohet në ditarin e TV21 në orën 18:30.