Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mimoza Kusari-Lila: Qytetarët nuk do të bien pre e premtimeve megalomane dhe karameleve

Kandidatja për deputete nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, në debatin “Kallxo Pernime” tha se qytetarët nuk do të bien pre e premtimeve dhe karameleve që partitë politike do t’i japin.

“Ky proces zgjedhor e ka peshën e veçantë dhe qytetarët në këtë fazë nuk do të bien pre e karameleve dhe premtimeve megalomane qofshin ato edhe premtime që e tregojnë se nuk ka pasur konsistencë të vendimmarrjes të partive politike derisa e kanë pasur mundësinë të tregojnë vetën më herët”, tha Mimoza Kusari Lila.

Ajo foli edhe për premtimet që po jepen për mbështetjen e Luginës së Preshevës, duke thënë se Qeveria Kurti ishte e para që dha mbështetje financiare për këtë rajon.

“Hera e parë që është bërë transferi për Luginën e Preshevës, ka qenë gjatë Qeverisë Kurti”, shtoi ajo.