Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mimoza Kusari Lila: Nuk është hera e parë që Blerta Deliu sulmon luftën

Mimoza Kusari- Lila, deputete e Lëvizjes Vetëvedosjes, ka reaguar ndaj deputetes së PDK-së, Blerta DelIu Kodra, për deklaratën e saj për të burgosurit në rastin Kumanova në Maqedoninë e Veriut i është deformuar.

Kusari- Lila tha se nuk është hera e parë që deputetja Deliu- Kodra ka sulmuar UÇK-në.

“Nuk ka pas ndërprerje të fjalës së saj. Është fjalë për fjalë e incizuar. Reagimet nuk kanë ardh nga militantë të LVV-së por nga të gjithë njerëzit që nuk e shohin UÇK-në si organizatë terorriste dhe ata nuk janë të LVV-së, por të të gjithë partive. Nuk është hera e parë që deputetja sulmon luftën. Ajo ka votuar për gjykatën speciale. Në emër të luftës ju keni shfrytëzuar shumë gjëra”, tha ajo.

 

Blerta Deliu Kodra: Për asnjë moment nuk i kam cilësuar terrorist të burgosurit në rastin e Kumanovës