Mimoza Kusari-Lila

Mimoza Kusari- Lila: Asnjë organizatë apo asociacion nuk është votuar në Kuvend

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila ka deklaruar se në Kuvendin e Kosovës nuk është votuar për asnjë lloj asociacioni.

Në një deklarim pas mbledhjes së kryesisë, Kusari- Lila tha se në vitin 2015 kuvendi ka votuar një vendim që flet për shumë shkelje të neneve lidhur me këtë çështje.

“Asnjë lloj asociacioni apo organizate nuk është votuar në Kuvendin e Kosovës. Kuvendi ka votuar një vendim në vitin 2015 që ka dal se ka shkelje në një numër të konsiderueshëm të neneve”- tha ajo.

Kusari- Lila tha se në veri të vendit ka nevojë për rend dhe ligj.

“Ka nevojë për rend e ligj dhe drejtësi në katër komunat në veri të vendit. Vendosja e barrikadave dhe prezenca e bandave  në veri është shqetësim ekstrem në Kosovë”- shtoi ajo.

Mimoza Kusari- Lila theksoi se dialogu është e vetmja platformë për normalizim të marrëdhënieve të të dyja vendeve.

Derisa, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se qeveria është pozicionuar shumë jo favorshëm sa i përket dialogut.

“Unë mendoj që në radhë të parë qeveria në kuadër të agjendës së dialogut është pozicionuar shumë pa favorshëm. Në pozicionin që jemi ky është një kthim prapa dhe dëm i madh që po e bënë Kurti”- deklaroi Tahiri.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës, të enjten do të shqyrtojë në parim Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale – Trust.

Kështu u vendos në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit.

Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së ka kërkuar nga deputetët ta mbështesin projektligjin.

Të enjten Kuvendi shqyrton në parim Projektligjin për tërheqje nga Trusti