Arkiv - Mimoza Kusari Lila në #DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Mimoza Kusari i reagon Thaçit që nuk e ftoi në takim

Kryetarja e Alternatives, Mimoza Kusari- Lila ka reaguar pasi që presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk e ka ftuar në takimet e ndara me partitë parlamentare.

Kusari- Lila, liderja e vetme e një partie politike parlamentare, është lënë anash në takimet e Presidentit me liderët e partive parlamentare. Ajo përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se sot Presidenti e ka dëshmuar se nuk mund të jetë unifikues.

“Sot e kuptova se Presidenti i vendit nuk e konsideron të denjë zyrtarisht një grua Kryetare të partisë Alternative, ish – zv/Kryeministre me titull ashtu si i kishte karakterizuar burrat kryetar të partive që i kishte ftuar, me tituj të posteve që i kanë mbajtur më herët. Nëse Presidenti i vendit e konsideron veten dhe rolin e tij si faktor unifikues për vendin, atëherë sot si shumëherë tjera ai dhe kabineti i tij e treguan se çdo gjë mund të jenë, vetëm unifikues jo”, ka shkruar deputetja e VV-së.

Sipas saj, kjo e tregon “hipokrizinë e retorikës për gjithëpërfshirje të grave në jetën politike nga Presidenti i vendit”.

“Nuk e di se çfarë mund të ishte aludimi i tyre për këtë mosftesë, por duke e ditur se gjithmonë sigurohen të jenë të “mbuluar me letra”, i këshilloj të verifikojnë në KQZ kënd e përfaqësoj unë. Ashtu sikur edhe shumë raste tjera në Kosovë, kjo situatë e tregon hipokrizonë e retorikës për gjithëpërfshirje të grave në jetën politike nga Presidenti i vendit. Alternativa është parti e re, ende e vogël, por ndikimin në raste të caktuara mund ta ketë tepër të madh për ndryshimet në Kosovë”, ka shkruar ajo.

“Ky postim nuk e paragjykon pjesëmarrjen apo mos pjesëmarrjen time në ftesën eventuale. Ky reagim ka për qëllim të tregojë gabimin e kabinetit dhe të Presidentit për trajtimin e gruas në politikën Kosovare”, thuhet më tej në reagimin e Mimoza Kusarit- Lila.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur sot serinë e takimeve me liderët politikë të Kosovës.

Ai ka mbajtur takime të ndara me delegacionin e LDK-së në përbërje me kryetarin isa Mustafa dhe nënkryetarin Lutfi Haziri. Pastaj me kryetarin e PDK-së Kadri Veseli dhe nënkryetarin Hajredin Kuçin. Dhe në një takim tjetër me ish-kryeministrin njëherësh kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka shkuar në takim të thirrur nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të konsultimeve të këtij të fundit rreth dialogut me Serbinë.

Kurti nuk i shkon Thaçit në takim

Presidenti flet për barazi gjinore, nuk e ka asnjë këshilltare