Mimoza Kusari flet pas takimit me punëtorët e Ferronikelit
Punëtorët e kompanisë “NeWCo Ferronikeli” kanë protestuar para objektit të Qeverisë me arsyen se që 5 muaj është ndërprerë prodhimi, si pasojë e krizës së zgjatur ekonomike.
Gjatë protestës punëtorët që po protestonin janë ftuar në takim nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Pas këtij takimi, kryetarja e grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari- Lila ka thënë se së shpejti do të përgjigjen në kërkesat e punëtorëve.
“Sot pritem në takim disa përfaqësues të punëtorëve, ky është takimi i dytë, kriza energjetike ka pasur ndikim në ndërmarrje, sot zyrtarisht kam pranuar nga menaxhmenti, ne si grup parlamentar bashke me qeverinë do të angazhohemi për një modalitet, pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të ndikojë në sektorin e energjisë”, ka thënë Kusari- Lila.
Nënkryetari i sindikatës së punëtorëve të Ferronikelit ka thënë se shpreson që grupi parlamentar ta marrë me seriozitet problemin e punëtorëve të Ferronikelit.
“Po shpresojmë që grupi parlamentar i VV se dhe qeveria të realizojë kërkesat tona – nënkrytari pas takimit”, ka thënë Abedin Haxhiu.
Punëtorët e Ferronikeli ftohen në takim nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes
VIDEO – Protestojnë punëtorët e Ferronikelit, kërkojnë zgjidhje nga deputetët