Mimoza Kusari Lila, Deputete e Alternatives

Mimoza Kusari: E kemi një deputete nga zona e izoluar e nuk është në seancë

Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila tha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se sot një deputete nuk ka ardhur sot në seancë, për shkak se është e izoluar në një qytet ku ka rënë virusi.

“Mos shpërndani mjegull se na nuk e dimë a ka me ne zbardhë dita nesër. Sot e kemi një deputete mangu, sepse është e izolume është në një zonë ku ka ra virusi, e nesër nuk e dimë sa deputetë ke me i pasë”, tha Mimoza Kusari Lila në fjalën e saj në Kuvend.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i mbyllë hyrjet dhe daljet e dy qyteteve në Kosovë ku ka rënë virusi.

Klina dhe Vitia i kanë hyrjet dhe daljet e tyre të mbyllura.

 

Denoncimi i Kryetarit të Vitisë: Nuk kemi pajisje për t’u përballur me situatën