Mimoza Kusari: Do të digjitalizojmë dhe monitorojmë hyrjet dhe daljet e stafit mjekësorë në Gjakovë

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kreytare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila tha se do të punojnë që në këtë qytet të ketë barnatore kujdestare.

Po ashtu Kusari- Lila ka thënë se do të digjitalizojnë edhe hyrjet e daljet e qendrave mjekësore për të monitoruar personelin mjekësorë.

Në anën tjetër ajo ka premtuar edhe funksionalizimin dhe furnizimin e disa qendrave mjekësore në Gjakovë.

“ Në mandatin tonë menjëherë do të fillojmë me menaxhimin e mirë të QKMF- së pasi ka keq-menaxhim të kësaj qendre. Do ta hapin qendrën e mbyllur e mbyllur gjatë pandemisë në Çabrat, do të funksionalizojmë. Do të furnizojmë me materiale qendrat në Ponoshec dhe Demjan që janë si qendra kryesore e kanë mungesë të materialit higjienik bazik. Do të rrisim buxhetin e shëndetësisë për të siguruar reagensa për analizat që nevojiten për COVID-19. Do të furnizojmë me fraksiparina të infektuarit. Do të subvencionojmë bizneset që promovojnë mbrojtjen e mjedisit dhe jetën e shëndetshme. Do të ofrojmë kujdestarinë e farmacive sepse aktualisht nuk ka barnatore kujdestare në qytet. Do të digjitalizojmë dhe monitorojmë hyrjet dhe daljet e stafit mjekësorë për shkak se ka mungesë të stafit në disa raste e në disa raste ka mbetur pa mjekë edhe emergjenca”, ka thënë Kuzari- Lila.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Gjakovës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Gjakovës: Arbënesha Kuqi nga PDK; Ardian Gjini nga AAK; Fazli Hoxha nga Nisma Socialdemokrate; Ferdinand Kolaj nga PShDK; Mimoza Kusari Lila nga LVV dhe Teki Shala nga LDK.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Gjakovës: Genta Domi Hoxha nga LDK; Lirianda Dahsyla nga PDK; Nita Efendia Brovina nga AAK; Saranda Alimusaj nga Nisma Socialdemokrate; Time Hasani nga LVV dhe Valerije Kola nga PShDK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Ky artikull hulumtues është përgatitur si pjesë e projektit “Rritja e Pjesëmarrjes së Qytetarëve në Agjendën Digjitale – ICEDA” me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli hulumtues është përgjegjësi e vetme e Open Data Kosovo dhe e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyrojnë qëndrimet e Bashkimit Evropian.