Mimoza Kusari: Beqë Cufaj ka refuzuar të përgjigjet para Komisionit Hetimor për menaxhimin e pandemisë

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka refuzuar të përgjigjet dhe të jetë pjesë në Komsionin Hetimor për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar, kryesuesja e Komisonit Hetimor, Mimoza Kusari-Lila.

“Beqë Cufaj ka pas dje, por ai ka refuzuar të përgjigjet. Tash kemi do kërkojmë edhe me një ftesë që i tregohet ligjërisht se është obligative pjesëmarrja dhe përgjigjia në Komisionin Hetimor”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndërsa, Lutfi Haziri në ftesën e parë nuk ka qenë pjesë e Komisionit me arsyen se është në pushim.

“Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, në ftesën e parë ka thënë që është në pushim, tash ka me ju dërgu ftesa e dytë me i kërku pjesëmarrje të obligueshme dhe me na konfirmu kur është data që ai mundet të marrë pjesë”, është shprehur Kusari-Lila.

Në mbledhjen e fundit të Komisonit ishte marrur vendim që në takimet e ardhshme të komisionit të jenë të pranishëm, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Më 23 shtator para Komisionit kanë dëshmuar ish-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Isak Shabani.

Lutfi Haziri pritet të dëshmojë para deputetëve për rastin e Agon Musliut