Miliona jetë varen nga mënyra se si do të përfundojë pandemia

Bota mund ta shohë fundin e Covid-19, megjithatë disa detyra të rënda mbeten ende para nesh. Të gjitha pandemitë përfundojnë eventualisht. Covid-19 është drejt asaj rruge, por nuk do të çrrënjoset krejtësisht. Në vend të kësaj, gradualisht do të bëhet endemike. Në atë gjendje, duke qarkulluar dhe duke pësuar mutacion nga viti në vit, koronavirusi do të mbetet një kërcënim për të moshuarit dhe të sëmurët. Por, pasi tashmë e kemi këtu mes nesh, nuk ka shumë gjasa të çrrënjosësh atë në shkallën monstruoze të 20 muajve të fundit. Tani e tutje Covid-19 do të jetë një armik i njohur, i menaxhueshëm, i tillë sikurse gripi.

Edhe pse destinacioni është fiks, rruga drejt endemicitetit nuk është e tillë. Dallimi midis një udhëtimi të planifikuar mirë dhe atij kaotik mund të matet në miliona jetë. Përfundimi i pandemisë është pra shansi i fundit për qeveritë që të tregojnë se kanë mësuar nga gabimet që i kanë bërë në fillimet e saj.

Ndërkohë që pandemia zbehet, rastet e regjistruara javore dhe vdekjet kanë rënë globalisht, përfshirë edhe ato në Amerikë, që nga fundi i gushtit. Britania është një vend ku rastet janë ende të larta dhe në rritje, mirëpo ky vend ka pasur shumë sëmundje dhe ka udhëhequr një fushatë të suksesshme vaksinimi. Për shkak se 93% e britanikëve kanë antitrupa, afërsisht 250,000 raste në javë po rezultojnë në qindra vdekje në vend të mijëra sosh. Kjo është rruga drejt endemicitetit.

Askush nuk e di se sa njerëz në mbarë botën gëzojnë një mbrojtje të tillë, megjithatë mud ta supozojmë një numër të përafërt. Rreth 3.8 miliardë njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. The Economist vlerëson se gjatë pandemisë vdekjet e tepërta qëndrojnë midis 10 dhe 19 milionë, me një vlerësim qendror prej 16.2 milionë. Në retrospektivë, duke përdorur supozimet në lidhje me përqindjen e infeksioneve fatale, kjo sugjeron që 1.4 – 3.6 miliardë njerëz e kanë pasur këtë sëmundje, duke arritur në 6-15 herë numrin zyrtar. Ka një mbivendosje të kësaj shifre, pasi që shumë janë vaksinuar dhe infektuar.

Rezervuari i njerëzve me imunitet e bën Covid-19 më pak të rrezikshëm. Sidoqoftë, për t’i dhënë fund pandemisë, bota ka të ngjarë të përballet me disa teste.

Njëra është vala e infeksioneve të dimrit në hemisferën veriore. Covid-19 lulëzon kur njerëzit e kalojnë kohën e tyre në ambiente të mbyllura. Nëse rastet fillojnë t’i mbipopullojnë spitalet, qeveritë do të duhet të ndërhyjnë. Një linjë mbrojtëse janë trajtimet, duke përfshirë ilaçe të reja premtuese antivirale siç është molnupiravir, i cili zvogëlon përqindjet e sëmundjeve serioze përgjysmë nëse administrohet herët, por ky ilaç ende është në pritje të miratimit. Një tjetër është masa të tilla si mbajtja e maskave, mbrojtja e shtëpive të kujdesit dhe mbyllja e pikave të nxehta, përfshirë klubet dhe baret. Pyetja është nëse qeveritë kanë mësuar të veprojnë menjëherë, por në mënyrë proporcionale.

Testi i dytë është një mutacion. Marrja e mostrave gjenetike të infeksioneve shërben si një paralajmërim i hershëm nëse varianti Delta zhvendoset, por pjesët më të varfra, të pavaksinuara të botës ende mbahen jashtë kontrollit. Një variant i ri mund të kërkojë që vaksinat të ridizajnohen. Kjo është shumë më e lehtë sesa të fillosh nga e para, por do të kërkonte prodhimin dhe miratimin e dozave të reja dhe ndoshta heqjen e rezervave të atyre të vjetrave. Mund të shkaktojë një përsëritje të luftimeve të tepërta që karakterizuan fillimin e vitit 2021.

Testi më i madh është se si ti mbroni miliarda ose më shumë njerëz pa imunitet. Reagimi i Kinës është përpjekja e mbyllëjes së virusit përmes karantinimit dhe bllokadave të ashpra dhe të kushtueshme. Kjo jep kohë për vaksinimin dhe grumbullimin e barnave. Partia Komuniste ka përdorur numrin e vogël të rasteve të vendit si dëshmi se sistemi i tij është më i mirë se demokracia, kështu që braktisja e strategjisë së saj Zero-Covid është politikisht e vështirë. Sidoqoftë, koronavirusi nuk po largohet. Një ditë Kina do të duhet të heqë dorë nga strategjia e saj.

Në fund të fundit, njerëzit do të fitojnë imunitet ose përmes infeksionit ose vaksinimit. Për shkak se vaksinimi është shumë më i sigurt, qeveritë duhet të vaksinohen sa më shumë të jetë e mundur. Sipas Airfinity, një firmë e të dhënave, 11.3 miliardë doza duhet të ishin prodhuar para fundit të vitit dhe 25 miliardë tjera deri në muajin qershor 2022. Në rast se është kështu, furnizimi global së shpejti nuk do të jetë më një kufizim – sa shpejt, varet nga kërkesa për nxitës. Jo të gjitha vaksinat janë njësoj efektive, por të gjitha ato janë shumë më të mira sesa infektimi.

Kjo nënkupton se eksportuesit tashmë duhet të dërgojnë doza me shumicë. Në vend të kësaj, shumë po i mbajnë furnizimet për nxitës dhe për të vaksinuar fëmijët, të cilët shumë rrallë vdesin nga Covid-19. Dozat janë premtuar për vitin e ardhshëm, por ato janë të nevojshme tani.

Pengesat e fundit për vaksinimin do të jenë hezitimi dhe kapaciteti i kujdesit shëndetësor lokal. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur një objektiv prej 40% për çdo vend që të vaksionohet deri në fund të vitit. Një samit global i vaksinave vendosi një objektiv prej 70% deri në shtator të vitit 2022. Por vende të ndryshme kanë nevoja të ndryshme për vaksina në varësi të demografisë së tyre, aftësisë së tyre për të administruar dozat e vaksinimit dhe kërcënimit nag Covid-19 në krahasim me sëmundjet e tjera si malaria dhe fruthi. Objektivat mburojë rrezikojnë t’i kthejnë prioritetet e arsyeshme në dështime.

Është një listë e frikshme që duhet përmbushur. A do t’i përgjigjen qeveritë kësaj sfide? Aty qëndron testi i fundit. Ndërkohë që Covid-19 zbehet në sfond, vendet e pasura mund të fillojnë të humbasin interesin për koronavirusin. Sëmundja që shkakton rrezikon të bëhet një vrasës në vendet e varfra, si shumë sosh nga pjesa tjetër e botës.

Përgatiti: Nuhi Shala