Milaim Zeka - Arkiv

Milaim Zeka publikon një mesazh të Visar Duriqit: Nga sot me ke borxh, me kanun

Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Milaim Zeka ka publikuar një mesazh kërcënues që ka marrë nga gazetari Visar Duriqi.

Këtë gjë Zeka vendosi ta bëjë pas publikimit të audio incizimeve të portalit Shqip.com. 

Në këtë mesazh Duriqi i thotë Milaim Zekës se i ka borxh me kanun.

“Milaim Zeka, deri sot te kam konsideru mik, edhe kur te tjeret kane raportu per ty, kam qendru anash. Nga sot m’ke borxh. Me kanun. Merre si te duash ti”, është fjalia që gazetari Visar Duriqi ia ka dërguar Milaim Zekës e të cilën e ka publikuar ky i fundit.

Zeka ka thënë se para shumë kohësh e ka njoftuar gazetarin Duriqi për këto video.

Ai madje thotë se i ka bërë me dije që në këso incizimesh kanë rënë edhe shumë figura tjera nga fusha e gazetarisë.

Zeka ka thënë se edhe atë kanë tentuar ta shantazhojnë për shuma të mëdha parash, por që nuk ka prannuar.

Bashkë me këtë reagim për aferën e audio incizimeve, Zeka ka bashkangjitur edhe një mesazh kërcënues të marr nga gazetari Visar Duriqi.