Milaim Zeka - Foto: KALLXO.com

Milaim Zeka nominohet për kryeministër

Kryetari i Partisë Euroatlantike e Kosovës, Milaim Zeka është nominuar sot zyrtarisht për kryeministër të vendit.

Ai me këtë rast tha se partia e tij synon që në zgjedhjet e ardhshme të ketë 14 deputetë në Parlamentin e Kosovës.

Ndryshe, Partia Euroatlantike e Kosovës dhe Partia Republikane e Kosovës do të garojnë së bashku për zgjedhjet e 6 tetorit./21Media