Milaim Zeka i fton Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin në parti

Kryetar i Partisë EuroAtlantike, Milaim Zeka i ka ftuar në partinë e tij, Lutfi Hazirin dhe Agim Veliun, të cilët e kanë ‘bojkotuar’ mbledhjen e kryesisë së LDK-së.

Zeka ka thënë se me dy anëtarët e kryesisë së LDK-së, Veliun dhe Hazirin do të mund të kishin ndryshuar skemën politike të Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Zeka ka thënë Isa Mustafa është kundër LDK-së.

“Me Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin kishim mujtë me ba ndryshime radikale në skenën politike të Kosovës. Ma mirë me ardhë me mu, se sa me ndejtë me njeriun me anti LDK, Isa Mustafën!”, ka shkruar Zeka.