Milaim Zeka flet për anëtarin që i iku nga partia e shkoi në PDK

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, nuk ka dashur që ta komentojë ikjen e kandidatit për deputetë nga partia e tij, Egzon Dervishit, drejt PDK-së.

Zeka për KALLXO.com tha se ai dhe Dervishi kanë qëndruar së bashku mbrëmë në shtëpinë e tij, duke thënë se PDK-ja i kanë dhënë para për të shkuar në atë parti.

“Nuk kam çka me komentu për këtë rast, unë deri në ora 22:00 mbrëmë kam qëndruar në shtëpinë e tij, kam edhe foto. Pyete atë pse ka shkuar, sa pare ia kanë dhënë Ramizi dhe PDK-ja, problemi i tij është jo i imi. S’jemi në diktaturë m’i ndal njerëzit më zor në parti. Mbrëmë kemi qenë 30 veta në shtëpinë e tij, në odën e vet, sot ka shku me Ramizin – kaq”, tha Zeka për KALLXO.com

I pyetur nëse ka rrezik për ndonjë kandidat tjetër që ta lëshojë partinë e tij, ai nuk pranoi që të japë përgjigje.

“Po s’ka bre kurrfarë rreziku”, tha shkurt Zeka.

Kalimin e Dervishit nga PEK në PDK e kishte bërë të ditur kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

https://kallxo.com/lajm/politika-kosovare-kandidati-i-milaim-zekes-per-deputete-shkon-ne-pdk/

www.kallxo.com