Policia e Kosovës

Miku kanos dhëndrin në prezencë të Policisë

Një burrë në Pejë është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur dhëndrin e tij.

Sipas njoftimit, i dyshuari kanosjen e ka vazhduar edhe në prezencën e policisë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.15 promilë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim.