Lul Raka, mikrobiolog - Foto: REL

Mikrobiologu Lul Raka, ka pësuar lëndime në aksident trafiku

Mikrobiologu dhe kryesuesi i Bordit Këshillëdhënës kundër COVID-19, Lul Raka nuk ka marrë pjesë në takimin e sotëm të Komitetit për Vlerësim të Situatës me COVID-19 për shkak të një aksidenti që kishte pësuar para pak ditësh.

Raka për KALLXO tha se nga aksidenti ka marrë lëndime të lehta trupore.

“Të shtunën kam pasur aksident komunikacioni me lëndime të lehta trupore. Kjo është arsyeja pse nuk kam qenë në mbledhje të komitetit”, ka thënë Raka.

Në kryesimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, Komiteti për Vlerësim të Situatës me COVID-19 ka diskutuar për mënyrën e menaxhimit të pandemisë, ardhjen e vaksinave, kapacitetet në spitale dhe punën e inspektoratit sanitar.

Zemaj i pakënaqur me punën e Inspektoratit Sanitar