Mijëra euro false në katër raste të raportuara brenda 24 orëve në Prishtinë

Katër raste të falsifikimit të parave janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë të gjitha rastet kanë ndodhur në Prishtinë.

Një zyrtar në bankë ka raportuar në Polici se kanë pranuar rreth 270€ para të metalta që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rasti është raportuar dje dhe paratë janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti vazhdon të hetohet.

Policia e Kosovës dje është njoftuar nga një institucion në Prishtinë për monedha të metalta të falsifikuara.

Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar rreth 2259 monedha të metalta me vlere nga 2 € dhe 84 monedha me vlerë 1 € të cilat të dyshohet se janë të falsifikuara, ka njoftuar PK.

Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.

Një zyrtar banke në fshatin Llapna Sellë raportuar se kanë pranuar një kartëmonedhë prej 20 € që dyshohet të jenë të falsifikuara dhe disa monedha të metalta në vlerë prej 47 €.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00.

Policia ka njoftuar se paratë janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.

Një rast tjetër I falsifikimit të parave është raportuar edhe në rrugën Nëna Terezë.

Një zyrtar në bankë ka raportuar se kanë pranuar një kartëmonedhë prej 500 €, dy monedha metalike nga 1 € dhe dy monedha metalike nga 2 € që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Sipas Policisë rasti është raportuar dje dhe ka ndodhur 10 ditë më parë.

Paratë janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftim.