Mijëra algjerianë brohorasin ‘Kosova’ në hapjen e Lojërave Mesdhetare (VIDEO)

Mijëra algjerianë janë dëgjuar duke brohoritur emrin e shtetit të Kosovës sot në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare ‘Oran 2022’.

Një një video të publikuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës dëgjohet turma e algjerianëve duke thirrur: Kosova, Kosova, në momentin kur parakalonin sportistët tanë që do të jenë pjesë e këtyre garave.