Migrantët i ofrojnë ndihmë Serbisë për përballjen me COVID-19

Migrantët që jetojnë në qytetin e Bujanovcit i dërguan një letër qeverisë, ku i ofrohet ndihmë në luftën kundër coronavirusit si mirënjohje për popullin serb.

” Ka pedagogë, punëtorë, fermerë mes nesh, por para së gjithash ne jemi njerëz që ofrojmë çdo lloj ndihme që i nevojitet qeverisë, ” thanë migrantët.

” Virusi nuk bënë dallim mes qytetarëve vendas dhe refugjatëve, dhe kjo është arsyeja pse ne qëndrojmë krah për krah në një luftë të përbashkët, ” shkruhej në letrën e tyre.