Foto: Facebook, Migjen Basha

Migjen Basha pensionohet nga futbolli aktiv

Ish mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli aktiv. 34 vjeçari, gjatë karrierës së tij, për kombëtaren ka zhvilluar 33 ndeshje dhe ka arritur të shënoj tre gola.

Nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ai ka falënderuar të gjitha shtetet ku ai ka zhvilluar karrierën profesonale prej futbollisti.

‘’Mund të jetoja ëndrrën time të fëmijërisë falë pasionit që më shoqëroi gjatë gjithë udhëtimit që nisi në Zvicër dhe më qoi në Itali, Greqi, Australi dhe përsëri në sheshin e parë. Dua të falënderoj këtu, të gjithë ata njerëz që më priten me krahë të hapur dhe më ndihmuan që të ndihem rehat’’, është shprehur Basha.

Basha i lindur në Kosovës, është pajisur me pasaportë të Shqipërisë në vitin 2012 ndërsa debutimin e parë e bëri në ndeshjen kundër Norvegjisë. Golin e parë për Shqipërinë e shënoi në ndeshjen kundër Lituanisë. Ai ishte pjesë e Shqipërisë edhe në Kampionatin Evropian mbajtur në vitin 2016.

Foto: Facebook, Migjen Basha