Mickoski: Institucionet do ta ndriçojnë rastin, askush nuk do të jetë mbi ligjin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka thënë se institucionet do ta ndriçojnë rastin e skandalit në Aerportin e Shkupit me presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se askush nuk do të jetë mbi ligjin.

Gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti, Mickoski u pyet se a do të kërkojë përgjegjësi nga kryeparlamentari Afrim Gashi për dërgimin e sigurimit të tij në Aeroportin e Shkupit, Mickoski tha se do të hetohet edhe kjo çështje.

“Ka institucione kompetente që do ta ndriçojnë rastin në dy pjesë. Pjesa e parë ka të bëjë deri në momentin kur nuk vjen personi që e theksuat (sigurimi i Gashit) dhe pjesa e dytë pasi që vjen personi që ju e theksuat. Nëse institucionet konstatojnë tejkalim apo kryerje të veprës penale atëherë ju sigurojë që personi do të nxjerret para drejtësisë. Askush nuk do të jetë mbi ligjin në këtë vend” – tha Mickoski.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të ketë një raport zyrtar nga autoritetet maqedonase në lidhje me incidentin ndaj presidentes Vjosa Osmani pak ditë më parë në Aeroportin e Shkupit.

I pyetur në lidhje me këtë çështje nga gazetarët gjatë konferencës për media që po mbanë bashkë me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, Kurti deklaroi se duhet të synohet e vërteta e kësaj çështje dhe kurrsesi tensionimi.

“Padyshim që ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes, aq më tepër që ka qenë më familje, me dy vajzat e vogëla. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, krerët shtetërorë këtu kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do të ketë raport zyrtar që do të zbardhë këtë çështje në tërësi dhe hollësi, edhe që të kuptojmë se cka ka ndodhur dhe të mos na përsëriten” – tha Kurti.

Teksa rasti po cilësohet si skandal diplomatik, dy anë të kundërta janë dhënë nga autoritetet e Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut.

Presidenca e Kosovës deklaroi që sigurimi i Aeroportit të Shkupit, duke mos i respektuar rregullat ndërkombëtare për marrëdhënie diplomatike, ka tentuar t’ia marrë telefonin personal presidentes Osmani.

Sipas Presidencës, kjo nuk ishte pranuar nga presidentja, derisa pas kësaj kishte pasur edhe tentim së shtyrjes fizike nga ana e sigurimit të Aeroportit ndaj presidentes, sa që është dashur të intervenoj Policia e Kosovës.

Ndërsa, autoritetet në Maqedoni të Veriut thanë së telefoni presidentes i është kërkuar për skanim, por më pas në Aeroport erdhën edhe disa policë të tjerë, njëri nga ta sigurim i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, e që më pas të njëjtët kërcënuan punëtorët aty.

Zv.kryeministrat e Maqedonisë së Veriut për incidentin e Osmanit, njëri e takon ministren Gërvalla e tjetri reagon për incidentin