Ilustrim

MF: Policat kufitare vlejnë vetëm për veturat dhe motoçikletat që fizikisht hyjnë në Kosovë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka sqaruar se mbulimi i kostos së policës kufitare i njohur si karton i gjelbër për mërgimtarët vlen vetëm për veturat dhe motoçikletat që hyjnë fizikisht përmes pikave kufitare.

MFPT ka bërë të ditur se policat kufitare kanë vlefshmëri një mujore dhe në rast qëndrimi me shumë polica do të mund të ripërtërihet.

“Policat kufitare të subvencionuara kanë vlefshmëri 1-mujore dhe në rast të qëndrimit përtej afatit 1-mujor të policës së subvencionuar, polica mund të ripërtërihet në dy mënyra: (i) duke kaluar përsëri nëpër njërën nga pikat kufitare për të marrë edhe një policë të subvencionuar nga shteti, ose (ii) duke blerë policë të re në njërën nga zyrat e BKS-së brenda territorit të vendit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Ministria njofton se policat kufitare që blihen brenda territorit të Kosovës kanë zbritje prej 35% sipas vendimit të Bankës Qendrore.

 

Qeveria do të mbulojë policën e sigurimit kufitar për diasporën